Përbërja e qeverisë së Kosovës

08/12/2014 00:00

Kryeministri Isa Mustafa, do të ketë dy zëvendës. Hashim Thaçi,
zv.kryeministër i parë dhe ministër i Jashtëm, ndërsa Kujtim Shala
zv.kryeministër dhe ministër i Kulturës. Ndërkohë, emrat e tjerë të
kabinetit do të jenë:

Nga PDK:

Arsim Bajrami – Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Hajredin Kuçi – Ministër i Drejtësisë

Memli Krasniqi – Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Valon Murati – Ministër e Diasporës

Blerand Stavileci – Ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bekim Çollaku – Ministër i Integrimit Evropian

Ferid Agani – Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Edita Tahiri – Ministre e Shtetit – Udhëheqëse e dialogut teknik me Serbinë

Nga LDK:

Skënder Hyseni – Ministër i Punëve të Brendshme

Lutfi Zharku – Ministër i Infrastrukturës

Imet Rrahmani – Ministër i Shëndetësisë

Hikmete Bajrami – Ministre e Tregtisë dhe Industrisë

Haki Demolli – Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës

Avdullah Hoti – Ministër i Financave

Arban Abrashi – Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale

Nga pakicat:

Aleksandër Jablanovic – Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal

Slobodan Petrovic – Ministër për Komunitete dhe Kthim

Mahir Yagcilar – Ministër i Administratës Publike

Top Channel