Vidhte energjinë, pranga drejtorit të Spitalit të Peqinit

08/12/2014 00:00

Drejtori i Spitalit të Peqinit, Dashamir Malkja ka përfunduar në pranga për vjedhjen e energjisë elektrike.

Sipas Policisë së Elbasanit Malkja kishte ndërhyrë tek matësi i energjisë elektrike duke bërë që ai të faturonte më shumë nga sa konsumonte.

I njëjti matës përdorej edhe për banesën ku Malkja jetonte, për një biznes të tijin privat, për farmacinë dhe për një klinikë dentare.

Dosja në ngarkim të tij do t’i dorëzohet organeve kompetente për marrjen e një vendimi ndaj tij.

Top Channel