SHBA, avioni rrëzohet mbi shtëpi, 6 të vdekur

08/12/2014 00:00

Një nënë dhe dy fëmijët e saj të vegjël kanë humbur jetën pasi një avion i vogël u rrëzua mbi shtëpinë e tyre në Maryland në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fatkeqësisht edhe 3 personat të cilët gjendeshin në bordin e avionit kanë humbur jetën.

Policia raporton se më i vogli nga viktimat ishte një djalë 5 vjeçar, i cili po nisej për në shkollë në ato momente.

“Në fillim dëgjova një zhurmë të madhe. Më pas kam parë avionin që ra mbi shtëpi duke u shoqëruar nga një shpërthim i madh”, ka thënë një dëshmitare.

Përveçse këtyre, zona është dëmtuar rëndë nga mbetjet e avionit, rënia e të cilit ka kthyer edhe dy shtëpi në të pabanueshme.

Top Channel