Magani: Tirana kishte dëshirë, por mungonte logjika

09/12/2014 00:00

Pas ndeshjes, trajneri i Tiranës, Magani ka pranuar humbjen duke marrë një pjesë të fajit mbi supet e tij.

“Ndeshja nuk shkoi mirë. Duhet të ishim përgatitur për pësimin e një goli aq të shpejtë, pasi edhe minuta e parë është pjesë e lojës. Sot ishte një ekip me dëshirë të madhe, por pa logjik. Këtu kam edhe unë përgjegjësi pasi jam trajneri i skuadrës”, tha Magani.

Megjithatë, ai shprehet se pas kësaj humbje asgjë nuk ka përfunduar. “Nuk ka mbaruar asgjë. Në këto momente na nevojitet shumë qetësi. Gjithçka do të analizohet me detaje, me sinqeritet dhe pastërti”, shtoi trajneri i bardhebluve.

Top Channel