William dhe Kate në një ndeshje basketbolli

09/12/2014 00:00

Princi William dhe Dukesha Kate ndoqën një ndeshje basketbolli të Brooklyn Nets në Nju Jork, si ndalesa e radhës e vizitës së tyre në Shtetet e Bashkuara.

Çifti mbretëror tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve, madje edhe të vetë Beyonce dhe Jay-Z, që për pak minuta u përshëndetën me ta. Kate, që është shtatzënë me fëmijën e dytë kishte ruajtur stilin e saj të veshjes

Një ditë më parë, Princi William zhvilloi një takim me Presidentin Obama ku në qendër të bisedës ishin politikat mbrojtëse të specieve në zhdukej. “Çdo gjallesë që zhduket është një humbje e madhe për njerëzimit”, do të deklaronte Princi William.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel