Lezhë, tritol në banesën e policit të burgut, dëme materiale

09/12/2014 00:00

Shpërthimi i një sasie tritoli ka vënë në rrezik jetën e 4 pjesetarëve
të familjes Deda, që jetojnë në katin e katërt të një pallati në lagjen
‘Beselidhja’ në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 4:00 të mëngjesit, ndërsa objekt i sulmit ka qenë Paulin Deda efektiv i burgut të Shën Kollit në Lezhë.

Lënda plasese ishte vendosur në pjesën e poshtme të derës së shtëpisë, ndërsa në momentin e shpërthimit 4 pjestarët e familjës kanë qenë në gjumë. Ngjarja ka alarmuar të gjithë zonën, ndërsa fatmirësisht nuk ka të dëmtuar në njerëz. Paulin Deda eshte polic në burgun e Shenkollit prej 8 vitesh dhe kujdeset per shoqerimin e tye ndaluarve ne gjykate.

Policia ende nuk ka asnjë të arrestuar dhe pse në të gjithë Lezhën u ngritën postoblloqe për të shkuar në gjurmët e autorëve. Ndërkohë në ndihmë të policisë lokale erdhën edhe eskperte të xhenjo-s për të përcaktuar sasinë dhe llojin e eksplozivit që është vendosur. Hetimet paraprake flasin për gjetje të disa provave në vendin e ngjarjes,çka lë të nënkuptuar se autorët nuk kanë qënë profesionist dhe se këto gjurmë mund të ndihmojnë në identifikimin e tyre.

Top Channel