Vlorë, gjendet skaf i braktisur, procesim penal për një shtetas italian

09/12/2014 00:00

Në orët e para të mëngjesit të së martës, pranë një moli në brigjet e Vlorës, është gjetur një skaf i braktisur.

Gjate patrullimit te Sherbimeve te Policise Kufitare të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin,
ne zonen e “Triportit” rreth 700 m larg molit eshte gjetur i braktisur nje mjet lundrues tip skaf me mbishkrimin “Fiziana” 5.6 m, me flamur italian me dy motorra.

Nga këqyrja e mjetit ka rezultuar se mjeti ka qene i care ne pjesen e poshtme dhe i mbushur me uje. Pak pas gjetjes se mjetit eshte paraqitur edhe shtetasi italian D.  C., vjec 53 se bashku me dokumentet e mjetit. Në lidhje me këtë rast nga Policia
Kufitare ka filluar procedimi penal për “Kalim I paligjshëm I kufirit” dhe “Mosnjoftimi i autoriteteve në ngarkim të shtetasit Italian D. C., vjec 53, bnues Brindizi, Itali.

Gjithashtu nga shëbrimet e policisë në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i mjetit lundrues tip skaf. Materialet ju referuan organit të Prokurorisë për ndjekje të  mëtejshme penale.

Top Channel