Shkencëtarët e Muzeut Field në Çikago hapën një sarkofag 2500-vjeçar për të analizuar mumjen e varrosur brenda tij.

Në bazë të rezultatit të analizave, personi i mumifikuar ka qenë një 14-vjeçar pasardhës i një përfaqësuesi të lartë fetar në Egjiptin e Lashtë.

Mumja është pagëzuar me emrin Minirmis dhe shkencëtarët tashmë janë angazhuar në ruajtjen e saj në gjendjen sa më të mirë për t’u ekspozuar në “Mumjet; imazhet e pasjetës” që do të hapet shtatorin e vitit të ardhshëm në Los Anxheles.

Mumifikimi ishte një proces i shenjtë në Egjiptin e Lashtë ku nderoheshin vetëm faraonët dhe përfaqësues të klerit fetar.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel