Liga e Kampioneve, ndeshjet e fundit në grupe

09/12/2014 00:00

Mbrëmjen e së martës nisin ndeshjet e fundit të fazës në grupe të Ligës
së Kampioneve dhe sonte do të vendosen fatet Juventusit dhe Liverpulit.

Italianëve të drejtuar nga Alegri do t’i duhet të paktën një barazim me Atletiko Madridin për të siguruar biletën për në turin tjetër të këtij kompeticioni. Nëse kampionët e Italisë do të fitojnë me 2 gola diferencë atëherë ata do të kualifikohen si të parët e grupit A.

Situata është pak më e vështirë për Liverpulin, të cilit vetëm fitorja ndaj Bazelit do t’i jepte mundësinë skuadrës angleze të vazhdonte rrugën e saj në këtë kompeticion.

Në grupin C sfida mes Monakos dhe Zentit do të vendosë se cila nga këto dy skuadra do të jetë në mesin e 16 ekipeve më të mira të Europës.

Në grupin D gjërat janë të qarta, Arsenali dhe Dormundi synojnë të kualifikohen si të parët e grupit, ndërsa Anderlehti i Besnik Hasit do të vazhdojë në Ligën e Europës.

Top Channel