P.Diddy bën Drake për spital

09/12/2014 00:00

Drake ka përfunduar në spital pas një zënkë që pati me P.Diddy në dalejn të një hoteli në Majemi të Shteteve të Bashkuara.

Dy këngëtarët ndodheshin në festën e organizuar nga DJ Khaled me rastin e ditëlindjes së tij. Sipas mediave rozë në Shtetet e Bashkuara, zënka ka nisur pas komenteve të bëra nga Drake karshi të dashurës së P. Diddy.

Debati me fjalë brenda është shoqëruar me grushte jashtë. Është dashur ndërhyrja e sigurisë për të shuajtur sherrin, ndërsa raportohet se P.Diddy është rikthyer në festë, ndërsa Drake është shoqëruar në spital disa burime thonë se ka nxjerrë shpatullën.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel