Kriza, Eurogrupi i jep më shumë kohë vendeve të rimëkëmben

09/12/2014 00:00

18 ministrat e Financave të vendeve të Euros vendosen ne Bruksel t`iu
japin më shumë kohë në dispozicion vendeve në vështirësi, për të
konsoliduar financat e tyre publike.

Greqia, ishte nje prej shteteve, ku u perqendruan zyrtaret e larte te bllokut. Edhe pse ne muajin tetor, Athina zyrtare e beri te qarte se nuk i nevojiten me ndihma nga Europa dhe ekonomia greke ka nisur te rimekembet, edhe pse shume ngadale, papunesia atje mbetet serish e larte dhe kërkesa e tregut të brendshëm eshte e dobët.

Per kete arsye, kreret e financave te Eurozones vendosen t`i lene me shume hapesire dhe t`i shtyjne vendimet deri në mars të 2015-tes.

Sipas vlerësimeve Greqia ka nevojë për një linjë parandaluese kredish prej rreth dhjetë miliardë eurosh. Ajo nuk eshte megjithate i vetmi vend me probleme i bllokut. Ne vemendjen e ministrave kane qene gjithashtu edhe deficitet e tepruara dhe zhbalancimet strukturore në buxhetet kombëtare të Francës, Italisë dhe Belgjikës.  

BE-ja ka vendosur rregulla më të ashpra për kontrollin e buxhetit dhe Komisioni i ri Europian ketyre vendeve gjithashtu do t`u jape kohe po deri marsin e vitit qe vjen me idene se ndaj tyre duhet treguar durim: Italia aktualisht ka miratuar një reformë radikale të tregut të punës ndersa Franca zbaton vazhdimisht masa shtesë dhe reforma.

Apelet e Angela Merkeli kete fundjave per reforma te metejshme ne te dy keto vende u pasuan nga nje vale kritikash. Sekretari italian i Shtetit për Europën, Sandro Gozi tha, thote “Deutsche Welle” e keshilloi kancelaren  të përqëndrohet më tepër tek Gjermania dhe tek mungesa e investimeve në vend. Ndersa deputeti socialist francez Jean-Luc Melenchon shkroi në Twitter në gjermanisht “Maul zu, Frau Merkel!” (Qepe gojën zonja Merkel!).

Top Channel