Elbasan, dyndje për të paguar energjinë

09/12/2014 00:00

Aktmarrëveshja për pagesat e lehtësuara të energjisë elektrike ka dyndur
qytetarët drejt zyrave të OSHEE-së për të likujduar detyrimet e
prapambetura nder vite.

Vetem ne 4 ditet e hyrjes ne fuqi te kesaj marreveshje ne qarkun e Elbasanit janë arkëtuar 26 milionë lekë. Perparesi po u jepet qytetareve, te cileve u eshte nderprere energjia elektrike dhe çdo dite paralelisht me pagesat behen dhe rilidhjet e energjise.

Çdo dite OSHEE Elbasan ben rreth 200 rilidhje te energjise elektrike. Qe nga nisja e aksionit per nderprerjen e energjise debitoreve dhe venien perpara drejtesise te atyre qe e vjedhin ate, OSHEE ka qarkun e Elbasanit ka grumbulluar 540 milione leke te reja, nderkohe qe ka bere rreth 14 mije nderprerje.

Aktualisht debitoret familjare dhe private ne qarkun e Elbasanit i detyrohen OSHEE 2.5 miliarde leke. Ndersa subjektet buxhetore dhe jo buxhetore kane ndaj ketij institucioni nje borxh te pashlyer prej 708 milione lekesh.

Nderkohe ne sportelet e OSHEE qindra persona paraqiten cdo dite per te shlyer detyrimet e prapambetura. Per shkak te radheve te gjata dhe evitimin e konflikteve mes qytetareve dhe punonjesve te OSHEE, prane ketyre zyrave jane vene ne dispozicion edhe punonjes te Policise se Shtetit.

Top Channel