Në pamje të parë duket si një makinë lodër e telekomanduar për fëmijë, por është realitet.

Kompania suedeze “Gray Designs” ndërtoi këtë prototip të parë makine, një ndërthurje perfekte mes sportives dhe luksit.

Ideja fillestare është përdorimi i mjetit në terrene të vështira, ku mund të ecë deri ne 150 kilometra në orë pa rrezikuar që të përmbyset.

E pagëzuar me emrin ’Sidewinder’, fuqia prej 630 kuaj e bën që të kapë 100 km në orë brenda 4.4 sekondave. Sa i përket çmimit, ky automjet kushton plotë 200 mijë euro.

‘Sidewinder’ mund të përdoret në shkretëtirën e madhe sahariane, për aventurë, por edhe për punë. E para që është interesuar për këtë është kompania amerikane e teknologjisë, Google, që kërkon ta përdorë për projektin e vet “Google Street View”.

Aktualisht Google është duke regjistruar pamjet në shkretëtirën sahariane duke përdorur devetë dhe njerëz që mbajnë mbi shpinë kamerat e saj.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel