Real Sociedad interesohet për Januzajn

09/12/2014 00:00

David Moyes nuk ka shumë që ka marrë drejtimin e Real Sociedad dhe ish-trajneri i Manchester United kërkon ta përforcojë skuadrën spanjolle në merkaton e janarit me lojtarë nga kampionati anglez të cilin e njeh shumë mirë.

Tabloidi ‘The Telegraph’ siguron se trajneri skocez është i interesuar për Adnan Januzajn, mesfushorin kosovar të “Djajve të Kuq”. Lojtari që ka zgjedhur të luajë për kombëtaren belge është një nga më të talentuarit e Manchester United, por nën drejtimin e Van Gaalit është përdorur shumë pak gjatë këtij sezoni.

Klubi spanjoll ka ndërmend të kërkojë huazimin e Januzajt pasi klubi anglez nuk pranon ta shesë.

Top Channel