PS drejt kontestimit të guvernatorit

09/12/2014 00:00

Mbledhja e përjavshme e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, nën
drejtimin e Gramoz Ruçit ka zgjatur vetëm 15 minuta, ku nuk është
diskutuar dekreti i Presidentit për Guvernatorin e ri të Bankës së
Shqipërisë, pasi Komisioni Parlamentar i Ekonomisë, pret një përgjigje
nga ai i Ligjeve për ligjshmërinë e dekretit të presidentit Nishani.

Ministrja me Marrëdhëniet me parlamentin Ermonela Felaj dhe deputeti Koco Kokëdhima hezituan të komentojnë kandidaturën e Gent Sejkos.

Por, kolegu i tyre, Ervin Bushati nuk ngurroi të japë opinionin e tij.

Ervish Bushati: Nuk duhet parë vetëm tek fusha e atyre që vijnë me ‘background’ nga banka, sepse Guvernatori në rradhë të parë duhet të kuptojë mirë politikat ekonomike dhe më shumë konceptet makro, sesa ka të bëjë me punë ditë për ditë të bankave të nivelit të dytë apo tregtare. Mendoj që duhet parë më gjerë se sa dikush që thjesht është marrë me bankat. Ky mund të ishte një avantazh, por për mendimin tim nuk do të ishte kryesor. Dikush mund të ketë një ‘background’ më të mirë edhe në akademi, që i kupton më mirë politikat ekonomike dhe ato monetare që gjithmonë e më shumë duhet të jenë mbështetje e ekonomisë, sidomos tani që ne kemi një periudhë ngërçi dhe ku hapi i politikës monetare ka mbetur vetëm tek ulja e nivelit të interesit.

Top Channel: Sipas jush zoti Sejko është i papërshtatshëm?

Ervin Bushati
: Unë dhashë mendimin tim se kush do të ishte një njeri i përshtatshëm

Top Channel
: Më konkretisht për zotin Sejko?

Ervin Bushati: Mendoj që duhet një njeri që do ‘background’ më të gjerë në fushën e ekonomisë dhe pse jo të politikave makro-ekonomike dhe atyre monetare që duhet të jenë në ndihmë të ekononomisë. Nuk është më banka e vetme, nuk ka të vetmin mision ruajtjen e inflacionit dhe kjo po ndodh në të gjithë botën. Shikohet si motor zhvillimi ekonomik dhe stabiliteti.

Këto komente të deputetit Bushani e çojnë në tre numrin e ligjvënësve socialistë, të cilët pozicionohet jo në favor të kandidaturës së Genti Sejkos.

Ish-kryeministri socialist Pandeli Majko në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’ u shpreh me ironi kur tha se “ku ka ndodhur dekretimi dikush tjetër në Presidencën e Republikës ka qënë në avion dhe se presidenti do të ishte më mirëkuptues në të gjithë këtë proces të hapur për Bankën e Shqipërisë”.

Ndërsa një e përditshme citon deputetin socialist Arben Çuko të ketë deklaruar se “Presidenti Nishani po përsërit të njëjtën histori me ish-guvernatorin Fullani. Nishani ka theksuar Cuko është urdhëruar nga SHQUP-i për gekretim e Gent Sejkos si Guvernator.

Top Channel