PD: Përse nuk bie çmimi i naftës? Reagon PS

09/12/2014 00:00

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama se jo vetem po lejon
shitjen me cmim te larte te karburanteve ne Shqiperi, por edhe po
mashtron publikisht per cmimin e naftes ne tregjet europiane.

Duke iu referuar te dhenave nga “Global Petrol Prices”, deputeti Florion Mima tha se ne tremujorin e fundit cmimi i karburantit ne vendet qe permendi kryeministri 2 dite me pare ka rene gati dy here me shume.

“Në shkalle globale, cmimet e shitjes me pakicë të diezelit, vetëm gjatë tremujorit të fundit, kanë rënë mesatarisht me 16.2%, pa përmendur këtu që vetëm në SHBA cmimi ka rënë nga 3 dollarë galloni në rreth 2 dollarë galloni, pra ka rënë rreth 50%. Pyetja e sotme për Kryeministrin është se përse ai, duke fshehur shifrat e vërteta,  u bëhet krah klienteve të tij, të cilët e blejnë naftën në tregjet ndërkombetare shumë më lirë se një vit më parë, ndërkohë që ia shesin shqiptareve me çmime pothuajse të pandryshuara? “, tha Mima.

Reagimi i Partisë Socialiste erdhi përmes deputetes, Blerina Gjylameti.

“Sot deputeti i Partisë Demokratike gjeti më se fundi kurajon të përgënjeshtronte kryetarin e tij, i cili vetëm disa ditë më parë tha se çmimi i naftës në Europë ka rënë 40% në tre muaj.Sigurisht që PD ka ende probleme me shifrat, por fakti që deputeti Mima flet për ulje në shkallen mesatare 6,5%, vlerë e përafërt me uljen e çmimit edhe në Shqipëri, tregon se Kryetari Basha gënjente kur thoshte se çmimi në Europë u ul me 40%.
I kërkuam Partisë Demokratike të na tregonte një vend në Europë ku çmimi kishte rënë 40% në tre muaj. Pas shumë ditësh përpjekje, me shifra të gabuara arritën të na tregonin disa vende ku çmimi është ulur 6-8%, por sërish shumë larg uljes 40% për të cilën gënjente Basha.
Sot çmimi i naftës është një debat global, por e rëndësishme për Shqipërinë është se impakti mbi vendin tonë përputhet me vendet e rajonit, jo siç gënjente Lulzim Basha”, tha Gjylameti.

Top Channel