Aktorja Kate Hudson ndahet nga këngëtari Matt Bellamy

09/12/2014 00:00

Aktorja Kate Hudson dhe këngëtari i grupit Muse, Matt Bellamy, i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre pas katër vitesh së bashku. Ata kanë një djalë nga lidhja që kanë nisur në vitin 2010.

Një burim anonim tha për revistën ‘People’: “Kate dhe Matt kanë disa kohë që nuk janë më bashkë. Pavarësisht kësaj, ata kanë mbetur miq të mirë dhe prindër të përkushtuar.”

Në muajin maj, Kate Hudson thonte se nuk kishte në plan të martohej së shpejti me të fejuarin e saj.

“Nuk kemi plan për martesë, por do vijë dita që do martohemi dhe besoj se nuk do të vonojë kjo ditë. Karriera nuk të lë kohë të planifikosh martesën dhe për këtë arsye unë nuk po planifikoj gjë”, deklaronte aktorja për ‘Extra’.

Top Channel