Nëse një dekadë më parë do të thonin se Sean Connery nuk do të pëlqehet aq shumë sa Ryan Reynolds, askush nuk do ta besonte!

“Mashkulli më i pashëm i gjallë”, këtë vit është shpallur Chris Hemsworth, nga revista amerikane “People”. Qëllimi është të zgjedhë mashkullin më joshës të vitit. Dhe, ka një arsye përse u votua për të.

Femrat pëqejnë më shumë një mashkull të ndjeshëm, që di të qajë për arsyet e duhura. Të kujdeset për veten, të jetë i depiluar dhe të vishet me stil.

Nga studime të ndryshme me femra nën të 30-at, përshkrimi për mashkullin e parapëlqyer është ai me tipare fytyre delikate dhe jo me muskuj të tepruar. Madje, pëlqehen shumë meshkujt, të cilët janë të zotë në teknologji dhe kompjuter, se sa ata që bëjnë punë krahu.

59% e femrave joshen më shumë nga Mark Zuckerberg, themeluesi i “Facebook”, se sa meshkujt “macho”, si Daniel Craig.

Përveç epiteteve “retroseksual” e “metroseksual”, po krijohet edhe një i ri “Teknoseksual”. Meshkujt e kanë kuptuar këtë dhe e përdorin si një mënyrë të mirë për të tërhequr vëmendjen.

Top Channel