Meshkuj me kalendarë “hot”

09/12/2014 00:00

Ai kishte pozuar për kalendarin “Dieux du Stade” në vitin 2005, kur luante me Olimpikun e Marsejës. Edhe sot në Shqipëri, ai shihet si një ndër meshkujt më të pashëm dhe me një fizik vërtet tërheqës.

9 vjet më i ri ka pozuar nudo në këtë kalendar profesional, ku pozojnë sportistët më të suksesshëm të momentit. Vetëm pak ditë më parë, fotot e tij dolën në media dhe po komentohen ende nga adhurueset e tij.

Jo vetëm në këtë kalendar, por në shumë të tjerë, kanë shfaqur trupin e tyre edhe shumë aktorë, këngëtarë e sportistë të tjerë të suksesshëm.

Shpesh këtë gjë e kanë bërë edhe për të mbrojtur apo tërhequr vëmendjen për kauza të ndryshme. Për të mbledhur fonde për sëmundje të njohura apo të panjohura, për t’u dhënë vëmendje, për mosdiskriminim, apo edhe më shumë të drejta.

Jo në pak raste kanë qenë edhe njerëz të panjohur, si studentët e Universitetit të Sidnejt, të cilët kanë pozuar nudo për një kalendar për të treguar në këtë mënyrë se, edhe kafshët kanë të drejtat e tyre dhe duhen mbrojtur.

Top Channel