Icardi drejt transferimit te Chelsea

09/12/2014 00:00

Mauro Icardi duket se do të largohet nga Interi në përfundim të sezonit aktual. Sipas britanikes ‘Daily Express’, sulmuesi argjentinas do të transferohet te Chelsea pasi kjo është dëshira e tij.

Aktualisht Icardi është në tratativa për të rinovuar kontratën e tij me zikaltërit që i skadon në vitin 2018, por tratativat po vështirësohen për shkak të çështjes së të drejtave të imazhit të lojtarit.

Argjentinasi ka luajtur deri tani 43 ndeshje zyrtare me Interin duke shënuar 21 gola dhe vlera e tij është po aq sa golat e shënuar: 21 milionë euro.

Top Channel