Jolie: Do të mësoj të gatuaj

09/12/2014 00:00

U martua me Brad Pitt në muajin gusht dhe tani që Angelina Jolie është bërë nuse ka premtuar se do të mësojë të gatuajë.

“Tani që jam zyrtarisht nuse, i thashë Bradit që do mësoj të gatuaj si duhet. Më tha që mos të lodhem pasi i ka provuar gatimet e mia”, tha duke qeshur aktorja e famshme.

Angelina Jolie po promovon aktualisht filmin e saj të dytë si regjisore, ‘Unbroken’. Filmi tregon historinë e vërtetë të Louis Zamperini, një atlet olimpik i cili mbijetoi 7 javë i humbur në det pasi avioni ku udhëtonte u përplas.

Top Channel