Al Pacino drejt filmave me superheronj

09/12/2014 00:00

Al Pacino do të interpretojë në filmat me superheronj. Aktori 74-vjeçar ka zbuluar se është takuar me Kevin Feige, presidentin e Studios Marvel dhe ka deklaruar se së shpejti mund të jetë pjesë e një filmi të frymëzuar nga novelat grafike.

“Jam takuar me atë tipin e Marvelit. Të shohim nëse do gjejë diçka të përshtatshme për mua dhe nëse mua do më duket e përshtatshme”, tha aktori veteran.

Studioja Marvel ka prodhuar sagën e filmave ‘Iron Man’, ‘Thor’ dhe ‘Captain America’.

Top Channel