Itali, nismat e forta të Renzi-t, 4 ndryshime në Kodin Penal

10/12/2014 00:00

Kryeministri italian në një mesazh drejtuar publikut bën të njohur 4 ndryshime të forta në Kodin Penal kundër korrupsionit dhe vjedhjeve.

Mateo Renzi tha se koha ka ndryshuar. “Kush vjedh, kush korrupton do të përndiqet deri ditën e fundit dhe deri në qindarkën e fundit”.  

“Qeveria nuk mund të fusë hundët, nuk duhet të fusë hundët, nuk do të fusë hundët në atë që bënë gjyqësori. Do të jenë gjyqtarët ata qe do të vendosin nëse ai do të jetë një krim mafioz, ose e thënë në mënyrë më banale, një akt korrupsioni. Por unë kam një detyrë për të marrë me qytetarët, e cila është ajo e të bërit të çdo gjëje që më në fund në Itali, kush vjedh, të paguajë. Të paguajë deri në qindarkën e fundit, deri në ditën e fundit. Besoj se kur njëri që vjedh, mund të gjejë letrën dhe të dal falas nga burgu, si në lojën “Monopoli”,  kjo është e papranueshme.

Ja dhe 4 ndryshimet e forta që Renzi u shpreh se do të paraqiten ditën e enjte në Këshillin e Ministrave: “E para, do të ngrihet dënimi minimal i korrupsion nga 4 në 6 vjet, që do të thotë se nëse t’i ke vjedhur, mund të bësh marrëveshje, por pak burg do ta bësh. Nuk mund të mendohet që nëpërmjet marrëveshjeve, njëri të qëndrojë gjithmonë jashtë burgut. E dyta. do të jetë shumë më e thjeshtë të procedohet në konfiskimin e atij që ka vjedhur. Kush është dënuar për korrupsion me dënim të formës së prerë, do të shoh konfiskimin e pronave të tij. Ekzaktësisht siç ndodh sot për krime më të rënda. Pika e tretë, atë që ke vjedhur do ta kthesh. Pra nuk do të japësh një pjesë nëpërmjet marrëveshjes, ku ke vjedhur 10 milionë dhe kthen 1 milion e asgjë nuk ndodh. Nëse provohet korrupsioni, do të kthesh deri në qindarkën e fundit. E katërta dhe pika e fundit, parashkrimi. Zgjatet periudha për të shkruar në parashkrim të dënimit, lidhur me dënimet me korrupsionin”.

“Pra, janë gjëra të vogla, por shumë serioze, shume domethënëse. Janë gjërat e vogla që bëjnë të kuptosh që në Itali, era ka ndryshuar dhe kush vjedh, kush korrupton, do të përndiqet deri në ditën e fundit, deri në qindarkën e fundit”, mbyll fjalën e tij kryeministri i Italisë, Matteo Renzi.

Top Channel