“Tirana, qyteti ku shpenzon më pak”

10/12/2014 00:00

Një studim i fundit nga kompania “Go Euro” që studion koston e akomodimit në qytete të ndryshme të botës e rendit Tiranën në vendin e fundit.

Me sa duket të pushosh në kryeqytetin shqiptar çmimet janë shumë herë më të ulëta se në çdo vend tjetër të botës. I pari rendit Nju Jorku, ku minimalisht qëndrimi një natë atje kushton 157 paund, e ndërsa në Tiranë mund të akomodohesh vetëm me 21 paund.

Qytetet janë zgjedhur bazuar në disa faktorë, fillimisht përzgjedhja është bërë në bazë të popullsisë, mikpritjes, por pa lënë pas edhe koston mesatare të një dhomë hoteli.

Gjithashtu Tirana renditet e para edhe në tabelën me 20 vende, si qyteti me koston të përballueshme edhe për çmime të tjera, si të ushqimeve, lëvizjes me taksi, por edhe argëtimit në jetën e natës.

Pas publikimit të këtij studimtregu në “Bloomberg Neës” për akomodimin, kjo renditje shërben edhe si një lloj orientimi edhe për turistët.

Top Channel