Lezhë, 3 persona të maskuar grabisin 2 mln lekë në një banesë

10/12/2014 00:00

Grabitjet janë kthyer në një fenomen shqetësues në zonën e Lezhës. Më 
fundit është shënuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ku tre persona
të maskuar dhe armatosur kanë grabitur një banesë në fshatin Lalm të
Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:00 të mëngjesit, në banesën e Gjin Tomës, 51 vjeç.

3 personat e maskuar, kanë arritur të grabisin 2 milionë lekë te vjetra në banesë dhe më pas të largohen në këmbë nga vendngjarja. Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur identitetin e grabitësve.

Top Channel