Basha: T’u mësojmë pushtetarëve të qeverisin ose të largohen

10/12/2014 00:00

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur rrjetet sociale për
të analizuar situatën në të cilën gjendet vendi sipas tij për shkak të
keqqeverisjes.

Përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook, Basha i bën thirrje qeverisë të reflektojë e të tregojë ndjeshmëri më të madhe ndaj halleve dhe problemeve të njerëzve në kushtet, kur sipas tij janë rritur taksat e zvogëluar vendet e punës, ose në të kundërt kryedemokrati i ka kerkuar qeverise të largohet.

“Jetojmë ditë të vështira kur njerezit humbasin vendet e punës, kur rrogat ulen dhe të ardhurat bien, kur të shumtët nuk paguajnë dot shpenzimet jetike, kreditë apo faturat. Qeveria duhet te reflektojë, të tregojë një ndjeshmëri me te madhe. Mbështetja në kohë krizë është detyrim i cdo ekzekutivi. Urgjente është ulja e taksave që biznesi të mbijetojë, të rritet, të hapë vende punë dhe të nxjerrë vendin nga kriza. Asnjëhere nuk i ka munguar shqiptarit vitaliteti për të ringritur ekonominë – paralizimin e krijon keqqeverisja. Këtë duhet të ndryshojmë. Është koha t’i mësojmë pushtetarëve realitetin, të qeverisin për njerëzit ose të largohen”, shkruan Basha në Facebook.

Top Channel