Lezhë, në rradhë për faturat e OSHEE

10/12/2014 00:00

“Ju lutem mbani rradhen!”. Ky është mbishkrimi që të zë syri menjëherë
në hyrje të zyrës se OSHEE te Kujdesit ndaj klientit në Lezhë. Rradhe te
gjata u krijuan ne zyrat e kompanise e cila ende nuk po zgjeron
sherbimin me zyra te reja, erdhen menjehere pas lehtesimit per te shlyer
borxhin duke paguar 2500 leke çdo muaj.

Ne Lezhe debitoret qendrojne ne rradhe qe ne 6 te mengjesit dhe duket se deshires per paguar faturat nuk i pergjigjet aspak mundesia e kompanise per te mbledhur parate.

Supervizori i Zyres së Kujdesit ndaj Klientit në Lezhë, Artur Velia, është shprehur se pagesa me kestë që ju është ofruar familjarëve nga kompania ka bërë që radhet të rriten ndjeshëm.

Frika nga shkeputja e energjisë elektrikë përfitimi nga lehtesimi i kamatvonesave ka bërë që qytetaret të dynden drejt zyrave të OSHEE-së për të bërë pagesen e energjisë elektrike.

Top Channel