“Brangelina”, debat në familje për tatuazhet

10/12/2014 00:00

Ylli i Hollivudit, Angelina Jolie, e cila koleksionon disa tatuazhe në trupin e saj, ka bërë të ditur se fëmijët e vegjël të çiftit “Brangelina” kanë “tmerruar” babain e tyre, Brad Pitt, për shkak se ata duan të kenë tatuazhet e tyre.

Dyshja e famshme e kinematografisë amerikane janë prindër të 6 fëmijëve: 6-vjeçarëve binjakë Vivienne dhe Knox, Shiloh 8 vjeç, Zahara 9 vjeç, Pax 11 vjeç dhe Maddox, 13 vjeç.

39-vjeçarja Jolie besohet të ketë 17 tatuazhe të ndryshme në të gjithë trupin e saj, përfshi edhe një mbishkrim në krahun e saj, të cilën ajo e ka bërë vitin e kaluar. Angelina tha për revistën “Radio Times” se ajo nuk dëshiron që pasardhësit e tyre të ndjekin të njëjtat hapa në biznesin e kinematografisë.

“Fëmijët e mi po rebelohen, më kanë kërkuar të kenë edhe ata tatuazhe. Por si mund t’u them Jo unë?”, tha Jolie. “Kjo çështje është disi e vështirë për baballarët me vajzat. Për shumë arsye, meshkujt bëhen disi më të ndjeshëm, kur vajzat e tyre bëjnë tatuazhe. Dhe Brad mendon se vajzat nuk duhet të gabojnë, por ai është sentimentalisht i pafuqishëm në duart e tyre”.

Jolie, e cila ndër tatuazhet ka edhe një tigër të madh në pjesën e pasme poshtë, tha për revistën se nëse fëmijët e saj duan të veprojnë në kokën e tyre “duhet të gjejnë edhe një punë të vërtetë njëkohësisht”.

“Megjithatë, shpresoj që kur ata të shohin edhe shumë gjëra të tjera në botë, fëmijët do të frymëzohen të bëhen shkrimtarë, politikanë, aktivistë. Ata janë tepër të veçantë, ndaj dhe nuk mendoj që në ndjekin gjurmët tona”, shtoi ajo.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel