Forumi kombëtar antikorrupsion, ambasadori i OSBE: Ende asnjë zyrtar i lartë i dënuar

10/12/2014 00:00

Sipas Drejtorit për Zgjerim të Ballkanit Perëndimor, në Komionin
Europian, Jean Eric Pacuet luftë ndaj korrupsionit do të thotë
mirëfunksionim i të gjitha hallkave të shtetit ligjor.

“Kur një vend ka statusit e kandidatit për ne BE, apo nis negociatat lufta kundra korrupsionit është një nga shqetësimet kryesore që e kemi diskutuar së bashku dhe duhet adresuar. Dua të theksoj se lufta kundra korrupsionit duhet të përfshijë një zixhir aktorësh siç janë policia, prokuroria dhe gjykatat, të cilat duhet të përforcohen se vetëm kështu mund të keni rezultate konkrete. Dhe në këtë kontekst, i nderuar zoti Kryeministër, mendoj se reforma në drejtësi që ka nisur Qeveria juaj dhe me kontributin e Presidentit të Republikës është një nga asetet kryesore të shtetit të së drejtës dhe që do të sigurojë efektivitetin e luftës ndaj korrupsionit”, tha Jean Eric Pacuet.

Angazhimi politik i shprehur nga Qeveria shqiptare, tha kreu i OSBE-s Florian Raunig është një parakusht thelbësor për një luftë efektive kundër korrupsionit. Ai përbën një themel të fortë të punës efikase të qeverisë në interes të publikut.  

“Edhe pse numri i rasteve të korrupsionit të regjistruara në prokurori gjatë gjysmës së parë të 2014-ës është i konsiderueshëm,468 raste sipas Ministrisë së Drejtësisë,asnjë prej tyre nuk përfshin ndonjë zyrtar të nivelit të lartë. Sipas të dhënave ende nuk ka raste të identifikimi dhe dënimi të zyrtarëve të lartë për korrupsion”, tha Raunig.

Top Channel