Marrëdhënie seksuale me një të mitur, në pranga 2 të rinj

10/12/2014 00:00

Dy persona janë arrestuar në flagrancë teksa kryenin marrëdhënie
seksuale me një të mitur. Ngjarja ka ndodhur në Divjakë ku janë vënë në
pranga Alfons Spaho, 22 vjeç dhe Mario Kokoneshi, 27 vjeç.

Këta persona janë kapur në flagrancë në pyllin e Divjakës duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 13-vjeçare, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije.

Sipas policisë së Divjakës, nga hetimet ka rezultuar se Spaho dhe Kokoneshi në hapësirë kohe të ndryshme kanë kryer marrëdhënie me shtetasen e mitur me V.M. 13-vjeçarja është shoqëruar në polici, ku është marrë në pyetje në praninë e psikologut. Ndërkaq dy të rinjtë akuzohen për veprën penale “Marrëdhënie seksuale dhe homoseksuale me të mitur”. Materialet i janë referuar organit të akuzës.

Top Channel