Dule: Klasa politike ka dështuar me minoritetet

10/12/2014 00:00

Pas polemikave një javë më parë mbi mungesën e të drejtave të
minoritetit grek në Shqipëri me kryeministrin Edi Rama në Kuvend, kreu i
PBDNJ-së Vangjel Dule i kthehet sërish kësaj çështjeje.

Ai ka deklaruar se kuadri ligjor për këto pakica mbetet akoma i fragmentizuar dhe thekson se ligji për këto komunitete ka dështuar.

Gjatë një takimi në një tryezë të organizuar për të drejtat e njeriut, pikërisht në kuadër të kësaj dite, Dule ka theksuar se është Bashkimi Evropian ai që i vlerëson këto çështje.

“Nuk ka një legjislacion bashkëkohor për të drejtat e minoriteteve, kuadri ligjor për minoritet mbetet i fragmentarizuar. Ky është një vlerësim që e bën BE-ja dhe jo ne, – u shpreh Dule. – Ne kemi dështuar si klasë politike për ligjet dhe minoritetet dhe politika ka dështuar për të krijuar një realitet ligjor për pakicat kombëtare”.

Dule ka kërkuar një debat gjithëpërfshirës për këtë çështje, por ka nënvizuar: “Duhet një debat i gjerë që nuk duhet të ketë batuta dhe parulla, por të mbizotërojë argumenti dhe arsyetimi”.

Top Channel