Kukës, protestë për të mos paguar energjinë

10/12/2014 00:00

Familjet pronat e të cilëve u përmbytën nga liqeni i Fierzes protestuan
përpara institucioneve vendore, ku kanë kërkuar dëmshpërblim për tokat
që shfrytëzohen për prodhimin e energjisë.

Ata kanë kërkuar ndaljen e nderprerjes se energjinë pikërisht këtyre familjeve. Ata thone se shteti eshte debitor ndaj tyre per pronen qe iu ka marre.

Protesta u organizua nga Shoqata e Tokave të Përmbytura nga hidrocentrali i Fierzës, që përfaqëson 5 500 familje, me rreth 35-40 mijë banorë, shumica e të cilëve asnjëherë nuk ka përfituar asgjë.

Ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës në vitin 1978, përmbyti Kukësin e vjetër dhe 36 fshatra të rretheve Kukës, Has, Tropojë dhe Pukë. Nga llogaritjet e bëra janë përmbytur më shumë se 3 500 ha tokë bujqësore, rreth 300 ha pyje dhe kullota si dhe qindra hektarë troje.

Top Channel