Kalifornia në thatësirën më të madhe që prej 12 shekujsh

10/12/2014 00:00

Thatësira 3-vjeçare që ka prekur Kaliforninë në Shtetet e Bashkuara është më e gjata në kohë dhe me mesataren e temperaturave më të larta që ka parë vendi në 12 shekuj.

Në këtë përfundim kanë mbërritur shkencëtarët dhe meteorologët amerikanë që thonë se me frekuencën e reshjeve, me efektet e temperaturave të larta dhe me faktorët e tjerë zinxhir mund të besohet se kushte të tilla atmosferike nuk janë parë në më shumë se një mijëvjeçar.

Por kjo nuk është më e keqja. Sipas tyre më e keqja po vjen. Ata paralajmërojnë se të tilla periudha disavjeçare me reshje të pakta shiu dhe me temperatura të larta do të rikthehen gjithnjë e më shpesh në të ardhmen.

Bashkimi i Gjeofizikantëve Amerikanë thotë se shkaku kryesor i kushteve të tilla atmosferike të papreçedenta është ngrohja globale, ndaj i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtarë që të përshpejtojnë dhe thellojnë përpjekjet e tyre për uljen e emëtimeve të karbonit në atmosferë dhe gjetjes së burimeve ekologjike energjitike.

Top Channel