Polici thërret përforcime pasi ka frikë nga lopët

10/12/2014 00:00

Një polic në Thornhill të Anglisë ka kërkuar përforcime pasi kishte frikë nga lopët. David McTurk kishte shkuar në shtëpinë e fermerit David Lindsay për të arrestuar djalin e tij 17-vjeçar dhe e paralajmëroi të zotin e shtëpisë që të largonte lopët pasi i kishte fobi.

Sipas ‘Daily Record’, i zoti i shtëpisë ia ktheu se ai nuk pëlqente policët dhe nuk kishte ndërmend të largonte lopët për t’i hapur rrugën oficerit. Në këtë moment, polici vendosi të thërriste përforcime dhe vetëm kur  erdhën disa policë të tjerë 17-vjeçari dhe babai i tij u arrestuan.

Fermeri David Lindsay është shpallur fajtor për rezistencë ndaj policisë, pengim të punës së policisë dhe ngacmim të një oficeri policie.

Top Channel