Harrojeni zbukurimin e pemës, zbukuroni mjekrën!

10/12/2014 00:00

Kudo që të hedhësh sytë në ditët e sotme do të shohësh meshkuj me mjekër, veçanërisht të grupmoshës 18-40 vjeç. Kështu që, me Krishtlindjen që po afron një kompani angleze ka shpikur aksesorë zbukurimi për mjekrën në mënyrë që edhe meshkujt të jenë në përputhje me atmosferën festive të dhjetorit.

Një pako përmban 14 sfera me ngjyra dhe madhësi të ndryshme që mund të lidhen me mjekrën për ta bërë të duket njësoj si pema e Krishtlindjes.

“Kemi shitur më shumë sesa prisnim. Kemi pasur kërkesa edhe nga vende të huaja”, thotë Ollie Dearn, një zëdhënës i kompanisë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel