Lame: Do të përshpejtojmë legalizimet

10/12/2014 00:00

Kreu i ALUIZNI-t thotë se në 9 muaj janë kryer rreth 12 mijë legalizime,
të cilat çojnë numrin e objekteve të legalizuara në total në rreth 22
mijë.

Por shqetësimit të deputetëve se me këtë ritëm procesi mund të dojë rreth 14 vite, Lame iu përgjigj se ritmi pritet të rritet dhe pas dy vitesh ky numër do të jetë 100 mijë objekte të legalizuara.

“Deri në prill 2015 do të kemi 25 mijë legalizime pra një 10-fishim të rimit dhe në vitin e dytë pastaj do ta dyfishojmë që dmth 50 mijë. E gjithë kjo do të bëjë që për dy vite të kemi 100 mijë legalizime dhe ndërkohë do të jenë kryer matjet për 100 mijë të tjera”, tha Lame.
 
Hapja e procesit të vetëdeklarimit në muajin korrik ka shtuar numrin e kërkesave për legalizim me rreth 42 mijë vetëdeklarime të reja, cka sipas kreut të ALUIZNI-t mban po në shifrën 300 mijë numrin e objekteve që do ti nënshtrohen procesit.

“Përfitoj t’u bëj thirrje qytetarëve të bëjne vetëdeklarimet edhe 10 ditë u ngelen”, kujton Lame.

Lame thotë se gjatë këtij viti janë skualifikuar rreth 350 mijë objekte për arsye të infrastrukturës apo se janë ndërtuar në zona të mbrojtura apo monument kulture. Referuar akuzave për prishje selektive të objekteve njëkatëshe nga ana e INUK, Lame thotë se në asnjë rast nuk është ndërhyrë pa një vendim për përjashtim nga procesi i legalizimit nga ALUIZNI.

‘Ato që nuk janë prishur, janë të legalizuara dhe nuk mund të prishen nëse nuk marrim vendim për shpronësim”, theksoi Lame.
   

Top Channel