Ekspertët e eksplozivit në policinë e Athinës kanë shpërthyer në distancë një bombë artizanale të vendosur përpara selisë së filialit të Eurobank, në lagjen Chalandri të kryeqytetit.

Prania e bombës ishte sinjalizuar përmes një telefonate anonime të bërë në redaksinë e një gazete të përditshme, ku saktësohej se ishte vendosur në shenjë solidariteti për Nikos Romanos.

Ky i fundit është një i ri i burgosur për pjesëmarrje në grupe anarkiste dhe që prej 31 ditësh ndodhet në një grevë urie pasi i është ndaluar të ndjekë leksionet në universitet.

Top Channel