Europa qendrore me sytë nga TAP

10/12/2014 00:00

Përkeqësimi i vijueshëm i marrëdhënieve BE- Rusi ka rritur vëmendjen e
vendeve europiane drejt Ballkanit Perëndimor, jo vetëm në aspektin e
sigurisë, por edhe atë energjitik, veçanërisht pas vendimit të Moskës
për të anuluar projektin energjitik të Rrjedhës së Jugut.

Ministri i Jashtem i Hungarise, vendi i te cilit do te ishte gjithashtu perfitues, deklaroi ne Tirane se po analizohet situata, duke pare nje nga mundesite furnizimin me gaz nga Azerbaxhani dhe se po hulumtohen shtetet qe mund te kontribuojne per te sjelle gazin nga pjesa juglindore e Evropës, për në pjesën qendrore te saj.

“Ballkani Perëndimor do të luajë një rol mjaft të rëndësishëm në sigurinë energjitike të Evropës qendrore për shkak të vendimeve të marra kohët e fundit në fushën e energjisë. Për Hungarinë, stabiliteti në Ballkanin Perëndimor ka një rëndësi mjaft të madhe dhe mënyra më e mirë për ta ruajtur atë është duke vijuar perspektivën e integrimit evropian”, tha ministri i Jashtëm hungarez.

Ndersa, Hungaria konfirmoi se mbetet mbeshtetese e madhe e integrimit te Shqiperise dhe sfides se saj te rradhes per hapjen e negociatave, ministri yne i Jashtem theksoi se eshte folur edhe per nje tjeter teme po aq te rendesishme.

“Per të tërhequr sa më shumë investime dhe për të hapur kantiere të reja bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar me vendet e Azisë, apo me vende të Gjirit, të cilat kanë interes në rajonin tonë, kanë interes për të qenë prezent dhe kanë interes për të bashkëpunuar me vendet tona”, theksoi Bushati.

Ministrat e Jashtem deklaruan se mes dy shteteve do te rritet bashkepunimi edhe per nje tjeter kercenim te madh,ai qe vjen nga ISIS.

Top Channel