“Shpresoj që Topin e Artë ta fitojë Messi”

10/12/2014 00:00

Javier Zanetti ka shprehur dëshirën që Topi i Artë të shkojë sërish për Leo Messin, të cilin e përshkroi si një “lojtar të madh”.

“Shpresoj që ta fitojë Messi pasi është një lojtar i madh. Nuk resht së na habituri, në çdo moment shpik diçka të re dhe spektakolare që të ndihmon të fitosh ndeshje. Unë them se është lojtari më i mirë në botë”, tha ish-kapiteni i Interit dhe Argjentinës për faqen zyrtare të FIFA-s.

Zanetti, i cili ka luajtur 145 ndeshje me kombëtaren e Argjentinës, shtoi se të tre finalistët për çmimin që do të jepet në 12 janar 2015 “janë futbollistë shumë të mirë, secili me meritat e tij”.

“Mendoj se do të jetë një luftë e fortë”, tha ish-mbrojtësi i cili mendon se edhe Philipp Lahm, kapiteni i Gjermanisë kampione bote, meritonte të ishte në treshen finaliste.

Top Channel