Bayern, Thiago kthehet brenda 3 muajsh

10/12/2014 00:00

Dëmtimi i mesfushorit Thiago Alcantara vazhdon të mbetet një shqetësim i madh në Mynih. Sipas ‘Bild’, futbollisti spanjoll është takuar me mjekët dhe përgjatë 3 orëve ka diskutuar mbi stadin në të cilin ndodhet rekuperimi dhe kohëzgjatjen e mungesës në fushat e lojës.

Në takim ishte Thiago, babai i tij Mazinho, mjeku i Bayern Hans-Wilhelm Müller-Wolf Hart, mjeku personal i tij Ramon Cugat dhe drejtori sportiv i klubit, Matthias Sammer.

Pas takimit, presidenti Karl-Heinz Rummenigge u shpreh optimist: “Jemi optimistë. Duhet të kthehet në shkurt ose mars, brenda tre muajve.”

Ish-lojtari i Barcelonës u dëmtua sërish në tetor kur mendohej të kthehej në formacionin e Bayern Munchen pasi kishte që nga maji që mungonte për të njëjtin dëmtim.

23-vjeçari ka nënshkruar për Bayern Munchen në korrik të vitit 2013, por ka luajtur vetëm 25 ndeshje zyrtare me kampionët në fuqi të Gjermanisë.

Top Channel