Studimi i Oxford-it: 10 punët që të çojnë deri në psikopati

11/12/2014 00:00

Në një studim të fundit nga Universiteti i Oxford-it, renditen profesionet që si pasojë e stresit të tepërt kanë arritur të shkaktojnë edhe pasoja psikologjike tek njerëzit.

Sipas hartuesit Kevin Dutton, “ne jemi të gjithë të çmendur”, dhe klasifikimi tregon në vendin e parë të jesh shef ekzekutiv në ndonjë kompani je i predispozuar për të pasur probleme mendore më shumë sesa të tjerët, më pas pozicioni i shefit ndiqet nga avokatët dhe ata me një përqindje të kosiderueshme të çrregullimit, duke ia lënë vendin e tretë personave që punojnë në media. Renditja vazhdon me tregtarët, kirurgët, gazetarët, policët, klerikët fetarë dhe në fund janë nëpunësit.

Por nga ana tjetër, infermierë, estetistë dhe terapistë janë profesionet që nuk rrezikohen nga çrregullimet mendore.

Përgjithësisht fjala “psikopat” zgjon imazhet e njerëzve të çmendur, por sipas studiuesve të Oxford-it, psikopatët e profesioneve janë njerëz me “çrregullime të personalitetit” që karakterizohen nga mënyra të çuditshme të shprehjes së emocioneve, mungesë ndjeshmërie, egocentrik dhe me karakter sipërfaqësor.

Ndërsa pyetjes që lind natyrshëm, pse kategorizohen kështu profesionet që deri diku kanë rëndësi të madhe? Përgjigja është se pushteti i tepërt që merret në duar, të jep vetëkënaqësi të madhe që herë-herë nuk kontrollohet siç duhet dhe automatikisht të shkakton çrregullime mendore.

Top Channel