Zyrtare: Alonso kthehet te McLaren

11/12/2014 00:00

Ishte një sekret që dihej nga të gjithë dhe më në fund ka ardhur edhe zyrtarizimi: Fernando Alonso kthehet te McLaren shtatë vite pas përfundimit të aventurës së tij të parë me skuderinë britanike.

Me anë të një konference për shtyp, McLaren-Honda njoftoi se spanjolli do të jetë piloti i ri i skuadrës pas largimit të tij nga Ferrari.

Njoftimi tjetër i skuderisë nga Woking ishte se shoku i skuadrës së Alonsos do të jetë Jenson Button, gjë që nënkupton se danezi Kevin Magnussen mbetet pa skuadër për vitin 2015.

Sezoni i ardhshëm do të jetë i gjashtëmbëdhjeti për Jenson Button në Formulën 1. Këtë vit 34-vjeçari grumbulloi 126 pikë duke lënë pas të riun danez, i cili grumbulloi 55 pikë.

Top Channel