Leonardo Di Caprio ndahet nga modelja e radhës

11/12/2014 00:00

Leonardo Di Caprio është ndarë nga e dashura e tij modele Toni Garrn. Sipas ‘Us Weekly’, aktori 40-vjeçar dhe modelja 22-vjeçare gjermane janë ndarë zyrtarisht pas më shumë se një viti bashkë.

Ndarja ka ardhur pasi u publikua lajmi se Di Caprio u pa duke dalë me 20 femra nga një klub i Floridës në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Leonardo është i famshëm për dobësinë e tij ndaj modeleve pasi më parë ka qenë i lidhur me Gisele Bundchen, Bar Rafaeli dhe Erin Heatherton.

Top Channel