Rama: Rritet numri i atyre që kërkojnë pune, por janë me diploma fiktive

11/12/2014 00:00

Konferenca e Kryetarëve ka vendosur si datën e fundit të mbledhjes së Parlamentit për këtë sesion, 24 dhjetorin.

Shtyrja me një jave e mbylljes së parlamentit, është një jave mundësi për opozitën në limitet e kohës për djegien e mandateve.

Megjithe negociatat mes paleve, askush nga drejtuesit e mazhorances nuk ka komentuar mbi kete argument, pavarësisht se që në fillim të seancës ka marrë fjalën Kryeministri Edi Rama. Theksi i tij ishte punesimi, nje dite pasi INSTAT publikoi rritje te tij ne masen 3.7 per qind.

Per kreun e Qeverise keto shifra certifikojne modelin e duhur qe kjo Qeveri po ndjek, sikunder per te, lexohet si besim te kjo qeverisje rritja e regjistrimit te numrit te personave qe kerkojne pune.

“Në tremujorin e tretë të 2014 kemi një numër personash që kërkojnë punë në mënyrë aktive, pra nuk rrinë në shtëpi dhe çojnë mamanë ose gjyshin te oborri i partive për të kërkuar punë për djalin dhe për nipin, por që kërkojnë punë në mënyrë aktive, regjistrohen si të papunë dhe vazhdojnë të kërkojnë punë, është 219 585 persona. Ajo çka mbetet një problem shumë i madh dhe për të cilin duhet të gjejmë rrugët e përshtatshme të shpejta dhe cilësore është kualifikimi i forcave të punës”, tha Rama.

Kete te fundit, kreu i Qeverise e ilustroi me te dhenat per konkurset ne administraten publike, kur tha se kane konkurruar 500 persona per 150 vende, ku vetem 38 arriten te fitonin vendin e punes.

“Të gjitha to diploma prej kristali që kanë marrë për vite të tëra, tani po ju vijnë me një faturë të madhe zhgënjyese të pamundësisë për të qenë në lartësinë e duhur”, tha Rama.

Ne analize te shifrave te punesimit pergjate kesaj periudhe, Kryeministri u ndal ne nje fakt, ate se ne numrin e te punesuarve, perqindjen me te ulet e zene te rinjte.

“Ne kete diference te madhe ne shikojmë pasojën më të kuptueshme dhe më dramatike të një politike qorre, çoroditëse, të bazuar vetëm tek lukunia e diplomave false dhe tek rënia tragjike e arsimit profesional në vitet e shkuara”, tha Rama.

Rritja e arsimit profesional, mbeshtetja e rritjes se prodhimit vendas, bujqesise, industrise perpunuese, jane rruget qe do çojne ne nje punezenie me te madhe per Kryeministrin Rama, qe u shpreh aspak i kenaqur shfrytezimin e turizmit dhe trajtimit te investimeve te huaja, për të cilat tha, se Qeveria do të ketë një qasje të re ndaj tyre.

Top Channel