Shakaja e tepruar ndaj të dashurit

11/12/2014 00:00

Një grua ka kaluar kufirin e shakasë me të dashurin e saj, i cili gjithmonë i bënte lojëra dhe për këtë arsye ajo vendosi të hakmerrej.

Duke qeshur në video, ajo shihet duke i hedhur letrës higjenike piper në formë “spray” dhe duke pritur reagimin e të dashurit pasi të dilte nga tualeti.

Burri shihet duke dalë me rënkime e duke çaluar së tepërmi. Nuk është për t’u habitur pasi piperi shkakton djegie lëkure që zgjat deri në 1 orë.

Nga reagimi duket se shkaja ka qenë e tepruar pasi burri vuan shumë. Si mendoni? Do ia bënit diçka të tillë partnerit tuaj?

Top Channel