Bregu, kritika qeverisë për integrimin: Shkeljet po vonojnë procesin në BE

11/12/2014 00:00

Gjatë një konference të organizuar nga Fondacioni ‘Soros’ në Shqipëri,
me temë “Monitorimi qytetar i MSA-së dhe udhërrëfyesit mbi 5
prioritetet”, ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu akuzon
mazhorancën për vonesën e procesit të integrimit të vendit në Bashkimin
Evropian.

Deputetja e Partisë Demokratike ka theksuar se një nga arsyet e bojkotit të opozitës në Kuvend është edhe mungesa e llogari dhënies para publikut dhe qytetarëve për këtë proces.

“Integrimi monitorohet nëse lejohet kontrolli i qeverisë, – u shpreh Bregu. – Një nga arsyet e bojkotit të opozitës është edhe mungesa e transparencës, sepse qeveria nuk jep llogari para qytetarëve për ecurinë e këtij procesi. Kur mungon fryma e konsensusit, kriteri politik dëmtohet rëndë”.

Bregu ka nënvizuar se “nuk kemi asnjë datë deri tani për hapjen e bisedimeve për procesin e integrimit dhe kjo gjë nuk ka lidhje me qëndrimin e BE-së. Jam e bindur se data mungon nga një problem i madh i brendshëm i kësaj mazhorance. Sot nuk dëgjojmë asnjë deklaratë apo nismë për të çuar para integrimin. Shkeljet e shumicës në Kuvend dhe në ligje po vonojnë dhe procesin e integrimit”.

Top Channel