Abbas Alizada është një djalë nga Afganistani me një ngjashmëri të pabesueshme me legjendën e arteve marciale, Bruce Lee. 20-vjeçari ka hapur një faqe në Facebook me emrin “Bruce Hazara”, ku poston foto dhe video të shkurtra në mënyrë që të fitojë famë dhe të tregojë se vendi i tij nuk ka vetëm luftën.

“Dua të bëhem një yll Hollivudi”, thotë Abbasi, i cili vjen nga një familje shumë e varfër prej 10 fëmijësh. Ai ka nisur stërvitjen në artet marciale që në moshën 14-vjeçare.

“Lëvizjet e Bruce Lee-së i kam mësuar duke parë filmat e tij. Ai ka qenë heroi im, një shembull si atlet dhe karakter”, thotë 20-vjeçari për BBC.

“Lajmet e vetme që vijnë nga Afganistani flasin për luftën dhe unë jam i lumtur që më në fund historia ime sjell diçka pozitive”, thotë Alizada.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel