Debatet për raportin mbi CIA-n, kandidatët i qëndrojne larg debateve për dokumentin delikat

11/12/2014 00:00

Shumica e politikaneve amerikane qe kane ndermend te garojne ne
presidencialet 2016, po i qendrojne larg debatit mbi raportin e
torturave te CIA-s.

Ne 2002-shin, jo shume kohe pasi George ë. Bush e caktoi kryeprokuror federal te New Jersey-t, Chris Christie e denoncoi ashper torturen si mjet te nxjerrjes se informacionit.

Duke pasur parasysh historine e ketij vendi nuk e besoj dot tha ai atehere, se pavaresisht rrezikut qe mund ti kanoset kombit, per hir te mbrojtjes se lirive tona ne nuk do te arrijme ta shmangim torturen si menyre per mbledhjen e informacionit.

Ne kohe krizash duhet te jesh mendjekthjellet, ndryshe nuk shkon dot larg. Keto ishin fjalet e Christie-t nje dekade me pare. Tani, guvernatori i New Jersey-t njekohesisht kandidat potencial i republikaneve ne zgjedhjet presidenciale te vitit 2016, nuk duket me po aq i etur ta preke çeshtjen e tortures.

Ne fakt, shumica e emrave te lakuar per garen e Shtepise se Bardhe kane preferuar te mos behen pjese e debatit ne Washington mbi raportin e Senatit qe detajonte taktitat brutale te marrjes ne pyetje te te dyshuarve per terrorizem nga CIA.

Nje pjese e tyre e shmangin temen me shume delikatese, thote ‘New York Times’, duke cituar argumentin shterues te sigurise kombetare.

Nje nga te paktet qe pranuan te flasin, senatori republican Marco Rubio, e kritikoi publikimin e raporti mbi 600 faqesh, por edhe torturen si teknike te marrjes ne pyetje e konsideron te papranueshme. I pyetur mbi simulimin e mbytjes me uje, me famekeqja e metodave te perdorura nga agjensia qendrore e inteligjences dhe te ushqyerit rektal, qe te dyja te dokumentuara ne raport, rubio u pergjigj se nuk deshiron te diskutoje metodat specifike, por la te kuptohej se ai vete nuk i mbeshtet te tilla praktika dhe as vazhdimesine e tyre.

Megjithate, ashtu si shume te tjere ne partine e tij, senatori nga Florida e pershkroi raportin si te hartuar ne menyre krejtesisht te anshme e te pandershme, e shtoi po ashtu se publikimi i tij ve ne rrezik jetet e amerikaneve. Ndersa nisur nga parimi se menyra me e mire e mbrojtjes eshte sulmi, nje tjeter republikan Ted Cruz, fshikulloi ashper te merkuren politiken e jashtme te Barak Obames, te cilen e lidhi me Hillary Clinton-in, kandidatet e mundshme e Partise Demokrate, e tha se pasoja e drejtperdrejt e levizjeve te tyre eshte se sot miqte nuk kane me besim tek Amerika, ndersa armiqte nuk e kane me frike.

Top Channel