Rënia drastike e çmimit të naftës po ndryshon balancat mes rivalëve

11/12/2014 00:00

Rënia e çmimit të naftës ka ndryshuar balancën strategjike dhe ekonomike mes eksportuesve dhe konsumatorëve të saj.

Duke cituar njohes te mire te fushes,’Zeri i Amerikes’ e quan kete proces një lojë të rrezikshme për Arabinë Saudite, Iranin, Shtetet e Bashkuara dhe prodhuesit kryesorë të naftës.

Ne SHBA, kuotimi i arit te zi eshte ne nivelin me te ulet ne vite e kjo fale tkurrjes se çmimit te naftes bruto. Çmimet ranë ndjeshëm për shkak të ngadalësimit të ekonomisë në Evropë dhe uljes se kërkesës për energji në Azi, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara e rriten prodhimin e naftes se tyre argjilore çka solli shtimin e ofertes e mbytjen e tregun me kete nenprodukte te saj.

Por per eksperte te energjise si James Berkeley, shtimi i  prodhimit, i kombinuar me rënien e kërkesës për naftë, ka komplikuar situatën ekonomike dhe energjitike të prodhuesve. Eshte e qarte se disa prej prodhuesve jane duke luajtur nje loje pokeri, thote ai.

Në të kaluarën, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës e zgjidhte rënien e çmimeve duke pakësuar prodhimin, gjë që çonte në rritjen e çmimeve. Por këtë herë, vendet e OPEC-ut nuk ranë dakort për një marrëveshje të tillë. Sauditët duket se janë të gatshëm të paguajnë haraçin për disa probleme brenda vendit, duke ditur se kjo situatë do të dëmtojë më shumë iranianët.

Çmimet e ulta po dëmtojnë gjithashtu ekonomitë e varura tek nafta në vende si Venezuela dhe Rusia, por ato cenojne edhe fitimet e vete prodhuesve amerikane. Megjithate kreu i Instutit Amerikan të Petrolit, Jack Gerard, mendon se keta te fundit ata do të shpetojne ne saje te inovacioneve dhe rritjes se efektshmërisë në fushat naftëmbajtëse amerikane – duke shtuar se rritja e prodhimit të naftës po rrit fuqinë e Shteteve të Bashkuara.

Top Channel