Korçë, grinden për pronën, plagos kushëririn

11/12/2014 00:00

Një 19-vjeçar është plagosur mbrëmjen e së mërkurës nga kushëriri i tij pas një konflikti të çastit.

Ngjarja është regjistruar ne fshatin Dersnik, teksa 19-vjeçari Mikel Xhihani se bashku me kusheririn e tij kane qene ne qender te fshatit.

Pasi jane grindur me njeri-tjetrin per motive banale lidhur me nje konflikt te vjeter pronesie kusheriri i tij M.Z ka nxjerre nje thike dhe e ka qelluar disa here ne krah.

Burime te policise thane se 19-vjeçari i plagusur eshte transportuar menjehere ne spital nga familjaret ne gjendje te rende, nderkohe qe eshte sinjalizuar edhe policia. Pas ngjarjes autori eshte larguar nderkohe policia e ka shpallur ne kerkim

Top Channel